Pa tepihun e kuqe e pa gardën e nderit ka filluar mbledhja e dy qeverive shqiptare në Elbasan.
Reshjet e shiut kanë ndryshuar në momentin e fundin agjendën e këtij takimi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë filluar tashmë takimin me kabinetet qeveritare.
Së bashku më ta edhe kabineti ministror.
Fokus i këtij takimi janë: Kalimi kufitarë, lehtësimi për lejet qëndrimi dhe njohja e pensioneve për të dy shtetet, raporton Arbresh.info
Konferenca e përbashkët dhe nënshkrimi i marrëveshjeve do të bëhet në ora 11 e 30 minuta aty ku edhe mediat do të marrin pjesë.
Kujtojmë, se kjo është mbledhja e shtatë e dy qeverive në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje. /arbresh.info/

Lexo edhe:
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar