Pas raportimit të arbresh.info për papërgjegjshmërinë totale të Trfiku Urban i cili nuk ndalet në stacione pavarësisht vendeve të lira, ka reaguar Komuna e Prishtinës.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi thotë se Komuna i mbikëqyr autobusët e Trafikut Urban përmes Drejtorisë se Shërbimeve Publike, por sipas tij shumica e ankesave nuk janë të vërteta.
Nushi thotë se në autobusë mund të qëndrojnë vetëm 17 qytetarë, e sipas tij qytetarët mendojnë se është i zbrazet pasi që nuk e kuptojnë se 17 udhëtarë kur të shpërndahen në autobusë në 17 ulëse duket sikurse është i zbrazet.
“Po Komuna e Prishtinës i mbikëqyr autobusët e Trafikut Urban përmes Drejtorisë se Shërbimeve Publike. Komuna është në kontakt të vazhdueshëm me Trafikun Urban dhe është duke u njoftuar për trajtimin e çdo ankese, pas shqyrtimit dhe verifikimit të ankesave që bëhen nga ana e qytetarëve del se shumica e ankesave nuk janë të vërteta, sepse sipas vendimit te qeverisë anti-covid-19. Ku parasheh që në autobus të qëndrojnë 50% të kapaciteteve të ulëseve të qytetarëve që i bije se në autobusët tanë mund të qëndrojnë vetëm 17 qytetarë. Prandaj qytetaret te cilët ankohen se ne autobusë ka vende të lira dhe nuk ndalen ti marrin qytetaret neper stacione nuk e kuptojnë se 17 udhëtarë kur të shpërndahen në autobusë në 17 ulëse duket sikurse është i zbrazet”.
Megjithatë ai tha se Policia e Kosovës ka dënuar një shofer të Trafikut Urban me gjobë prej 200 euro për shkak se i ka pasur 3 udhëtarë me tepër se numri i lejuar duke dëshmuar edhe gjobën.
“Mirëpo ne e kemi strikt të kufizuar numrin e udhëtareve në 17 ulëse, Policia e Kosovës e kanë dënuar një shofer të Trafikut Urban me gjobë prej 200 euro për shkak se i ka pasur 3 udhëtarë me tepër se numri i lejuar, kështu që ne jemi të detyruar ti zbatojmë vendimet e Qeverisë se Kosovës. Kurse raste të rralla janë kur shoferet nuk e ndalin autobusin për të marr udhëtarët në stacione edhe pse ka 2 apo 3 vende të lejuara, në këto raste pas konfirmimit të rastit në Trafik Urban kemi Komisionin për shqyrtimin e ankesave dhe ne veprojmë menjëherë sipas Rregullores Disiplinore. Gjeni të bashkangjitur edhe gjobën qe i është shqiptuar shoferit të Trafikut Urban”, thotë Nushi. /A.Zeka./arbresh.info.
LEXO EDHE:
Papërgjegjshmëri totale, “linja 4” nuk ndalet nëpër stacione edhe pse ka ulëse të lira
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë