Papërgjegjshmëri totale, “linja 4” nuk ndalet nëpër stacione edhe pse ka ulëse të lira

12:48 | 25 Nëntor 2021

Për shkak të masave anti-COVID-19 Trafiku Urban në Prishtinë është duke punuar vetëm më 50 për qind të kapaciteve.

E, qytetarët përveç se përballen me pritje të gjata nëpër stacionet e autobusëve urban, përballen edhe me mos ndaljen e autobusëve në stacione pavarësisht që kanë ende hapësirë për të marrë udhëtar.

Autobusët nuk po ndalen në stacione në shumicën e rasteve kur vërejnë se ka shumë qytetarë në pritje, por ndalen vetëm në rast se ndonjë udhëtarë do të zbresë në atë stacion.

Këtë mund ta shihni edhe në videon e siguruar nga arbresh.info, ku shihet se autobusi nuk ndalet pavarësisht që ka hapësirë për të marr udhëtar.


Arbresh.info ka tentuar të marrë një përgjigje lidhur me ketë çështje nga Komuna e Prishtinës, por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Ndërsa, Drejtori i Trafikuat Urban, Avni Ramadani për arbresh.info thotë se Trafiku Urban funksion në bazë të vendimit të Qeverisë.

Por, rreth kësaj çështje dhe ankesave të qytetarëve thotë se nuk mundet me dhanë asnjë përgjigje, duke rekomanduar të drejtohemi në administratën e Trafikut Urban.

“Trafiku Urban funksion në bazë të vendimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe asnjë milimetër nuk guxon me ndryshuar siç e ka shkruar vendimin 50 për qind. Drejtorin në numrin e telefonit administrativë në kundër të trafikut urban. Për ankesa është hera  parë që po më vjen nuk kam hasur më herët dhe nuk mundem me dhanë asnjë përgjigje për këtë rast”, tha Ramadani./A.ZEKA/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara