Togeret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, kanë diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar, më 20 nëntor, u zhvillua ceremonia e diplomimit të oficer-kadetëve dhe parada tradicionale e diplomimit.
“Në këtë ceremoni, togerët e FSK-së, Flutura Salihu dhe Doruntina Berbatovci, diplomuan me sukses pas përfundimit të kursit intensiv dy mujor të “Oficerëve të kualifikuar profesionalisht” në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst”.
“Ky kurs synon certifikimin e mjekëve të ushtrisë, stomatologëve, avokatëve dhe oficerëve të tjerë të specializuar në aftësitë e Udhëheqjes Ushtarake. Në këtë ceremoni, së bashku me togerët Salihu dhe Bërbatovci u diplomuan edhe 98 kadetë të tjerë, oficerë nga Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera të botës”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...