Nuk ka kuorum, caktohet seanca plenare e radhës

12:36 | 22 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte paraparë të mbahet këtë të hënë nga ora 11:00 sërish nuk pati kuorum.

Kjo si pasojë e mungesës së një anëtari të Listës Serbe dhe njërit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe tjetri i Partisë Demokratike të Kosovës, raporton arbresh.info

Mirëpo kryeparlamentari Glauk Konjufca ka caktuar të enjten seancën plenare të radhës duke filluar nga ora 10:00

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tregoi se se si pasojë e mungesës së dy përfaqësuese të paritve opozitare, LDK dhe PDK, nuk pati kuorum që të mbahet mbledhja.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty. Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”, tha Kusari Lila.

Ajo tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.

“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës” tha Kusari-Lila./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale