Në tryezën e AAK-së për pagat në sektorin publik, Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se janë në hall të madh dhe se kanë frikë që arsimi në vend të kthehet në një situatë të pakëndshme.
Sipas tij, janë të detyruar të thërrasin veprime sindikale nëse Qeveria dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk i takojnë.
“SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale. I kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut.”
“SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë ,ata po kërkojnë çfarë me ligjin e pagave.”
“Mos i drejtoni shigjetat nga ne, nëse s’ka përgjigje nga Qeveria do të gjendemi në greva e protesta. Më 4 dhjetor me protesta, me 18 me të tjera, janari do të na gjej me greva”. /arbresh.info
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...