Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot tryezë me temën: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligji dhe urgjenca e procedimit të tij.
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar miratimin e Ligjit të Pagave, duke theksuar se institucionet po i rrezikojnë qytetarët, raporton arbresh.info
“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”.
“Në të kaluarën praktika ka qenë që çdo vit me ndodh një rritje e pagave 4 deri në 5 për qind, kjo është quajtur një rritje lineare, me rritjen ekonomike ose me parametrat ekonomik. Për një mandat 4 vjet me kalu 20 për qind të rritjes, nëse i ke rrit 5, rritja tjetër bëhet 5, pra 4 herë i ka ra 20 për qindëshin, një rritje konstante, pa qenë kjo si rezultat i një kërkesë të caktume, ka qenë praktikë. Për fat edhe kjo praktikë është ndërprerë, në këtë vit skemi pas një rritje të 5 për qindshit dhe nuk po hetohet vazhdimi i kësaj praktike që për 4 vite pagat mu rrit për 20 për qind, pa ndonjë kërkesë konkrete”, ka thënë Haradinaj
“Ligji i pagave është një arritur e madhe e dy dekadave në Kosovë, por mbi një dekadë kanë ndodh diskutimet e debatet si i tillë ky ligj krijon një bazë të qëndrueshme për hecjen ma tutje”, tha ndër të tjera Haradinaj.
Ai konsideron se ata të cilët i përkasin sektorit publik do të varfërohen, pasi që çdo ditë po rriet kosto e jetës.
“Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh, pra përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bie në cilësi”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...