Liverpool ka arritur fitore me rezultat të thellë prej 4-0 kundër Arsenalit në kuadër të xhiros së 12-të në Premier League.
Ndeshja thuajse tërësisht ishte e dominuar nga vendasit.
Vlenë të përmendet edhe momenti i tensionit mes Mikel Artetas dhe Jurgen Klopp në minutën e 39-të, ku situata mund të eskalonte po mos të vepronin shpejtë pjestarët e stafit të të dy taboreve.
Klopp vs Arteta in a punch up, who wins? #LIVARS pic.twitter.com/9RPIPwCTmR
— #OleOut (@hmzmh20) November 20, 2021
Golin e parë dhe të vetëm të pjesës së parë e shënoi Sadio Mane në minutën e 39-të.
Në pjesën e dytë, Diogo Jota dyfishroi epërsinë e “Reds” në minutën e 52-të.
Për golin e tretë u përkujdes, Mohamed Salah i cili shënoi në minutën e 73-të.
Ndërsa, për rezultatin përfundimtar prej 4-0 u përkujdes Takumi Minamino i cili shënoi në minutën e 77-të.
Pas kësaj fitore, Liverpool renditet në vendin e dytë me 25 pikë të grumbulluara, ndërsa Arsenal në vendin e 5-të me 20 pikë./Arbresh.info
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...