Disa shoqata janë mbledhur në protestën që e organizon organizata joqeveritare “Avaja”. Protesta ndërlidhet me rastin në Manastir kur vjet në shtator polici fizikisht sulmoi një rom në qendër të qytetit.
Protesta filloi para Gjykatës Penale, ndërsa me vendim gjyqësor, polici është shpallur fajtor dhe i është caktuar dënim me burgim prej 1 viti.
Nga “Avaja” thonë se kanë ardhur edhe para PTHP-së për shkak se tashmë më shumë se një vit ka kaluar që kur kallëzimi i tyre penal kundër tre policiëve nuk është proceduar.
“Sot jemi mbledhur këtu në emër të gjitha viktimave të brutalitetit policor, të gjithë atyre që kanë heshtuar dhe të gjithë ata që frikësohen të flasin publikisht për dhunën, të gjithë ata që nuk kanë marrë drejtësi në procedurat gjyqësore si dhe për të gjithë ata që nuk kanë arritur ta kenë mundësinë të jenë në procedurë gjyqësore kundër burtalitetit policor”, thonë pjesmarrësit në protestë./Telegrafi/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike