Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoni të Veriut, Radmilla Sheqerinska tha se nuk duhet të përmenden kuadro që do të jenë pjesë e LSDM-së dhe se nuk është e shëndoshë të ketë debate të tilla përmes televizioneve dhe intervistave.
“Këto tema duhet të bisedohen në LSDM, ndërsa unë nuk jam pjesë e udhëheqësisë kështu që kur do të ketë takim nuk do të jem në tryezë”, tha Sheqerinska.
Sipas saj, kryeministri Zaev ka gabuar që e ka ndërlidhur mandatin e tij me rezultatin e zgjedhjeve lokale.
“Mendoj se kryetari i LSDM-së dhe kryeministri gaboi që e ndërlidhi mandatin e tij me rezultatet e zgjedhjeve lokale. Nëse është kështu, atëherë zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale. Edhe kryeministri holandez Rute gjatë vizitës te ne tha se nuk e din edhe vet se sa zgjedhje ka humbur, por është kryeministër me vite”, tha Sheqerinska.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës