Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka reaguar lidhur me debatin që u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës në mes saj dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deliu-Kodra nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook ka kritikuar Ministren Haxhiu, duke shtuar se nuk mendon se pjesëtarët e grupit ‘Kumanova” janë terroristë.
“Në rrethana të këtij diskursi të nxitur nga pushteti, duke u ballafaquar me shpifjet e Ministres Haxhiu, kam cilësuar pa qëllim një rast që ndërlidhë Ministren Haxhiu me familjarë të saj, të cilët nga një entitet i huaj juridik janë akuzuar gjoja për terrorizëm. As nuk kam thënë e as nuk kam menduar dhe as nuk besoj që ata janë “terroristë”’, thotë Deliu-Kodra.
“Ndjej vërtetë keqardhje, që kjo deklaratë e thënë në kontekst të ballafaqimit me shpifjet e Ministres Haxhiu, të mund të ketë lënduar personat në fjalë, familjet e tyre apo çdo kënd tjetër në çfarëdo forme, dhe keqardhja ime është e sinqertë, sepse në asnjë ç’rast nuk ka qenë qëllim i imi, të ketë këso cilësimesh”, shkruan ajo./arbresh.info/
Shkrimi i plotë i Blerta Deliu-Kodra
LEXO EDHE
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...