Policia austriake e rajonit të Tirolit ka njoftuar se një serb ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij shqiptare në një apartament të përbashkët.
Rreth orës 09:30 është marrë një telefonatë emergjente nga policia e Tirolit për një krim të dhunshëm. Sipas Drejtorisë Kombëtare të Policisë atje, një serb (59) dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij (50) në banesën e përbashkët në Innsbruck. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje.
“Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të gjallë gruan ishin të pasuksesshme”, ka thënë prokurorja Katja Tersch.
Sipas gazetës austriake “Krone.at”, duket se mes çiftit ka pasur një fjalosje dhe nga bërtitma e tyre një fqinj ka lajmëruar policinë.
Me vrasjen e sotme të shqiptares, bëhet rasti i 27-të i grave të vrara gjatë këtij viti në Austri. /albinfo.at.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...