Përfaqësuesja e Kosovës në karate, ka zënë vendin e shtatë në ekipore në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Karateistët tanë shënuan tri fitore. Në raundin e parë, mundën Afrikën e Jugut, në të dytën, Kilin, ndërsa në të tetën e finales humbën nga Italia, e cila falë kalimit në finale, i mundësoi Kosovës repesazhin.
Djemtë tanë e nisën mirë repesazhin, duke fituar ndaj Brazilit, por që më pas u mundën nga Kazakistani, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Ky është suksesi më i madh i karateistëve tanë në ekipore në një kampionat botëor. Në konkurrencën e femrave, Kosova ishte ndalur në raundin e parë nga Rusia.
Të enjten, katër garuesit tanë, Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albulena Gërvalla dhe Ylli Cenaj, garuan në individuale përmes repesazhit, por pa mundur të hyjnë në zonën e medaljeve./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...