Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka thënë se e mbështesin ratifikimin e amendamentit të parë të marrëveshjes financiare “IPA 2018”. Ai tha se implemtimi i kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Kosovën.
“Poashtu GP i PDK-së ashtu si edhe herëve të kaluara ka qenë gjithmonë dhe do të jetë në mbështetje të marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe në këtë rast PDK-ja mbështet ratifikimin e amendamentin të parë për mbështetjen financiare të marrëveshjes për IPA 2018, në mes të Kosovës dhe BE-së. Renovimi i Kosovës B është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne po hyjmë në periudhën e dimrit dhe do të ballafaqohemi me problemet e njëjta të ndotjes së ajrit ku një prej tyre padyshim që janë edhe termocentralet. Implementimi i këtij projekti është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Prishtinën dhe komplet regjionin e Prishtinës”, ka thënë ai.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Megjithatë, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kritikoi pozitën për mungesën e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës.
“AAK-ja e mbështet këtë marrëveshje. Poashtu e kemi mbështetur edhe në Komisionin Parlamentar”, ka thënë ai.
Në ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se kjo marrëveshje do të hidhet në votim posa të bëhet kuorumi për shkak se prezent në sallë janë vetëm 74 deputet./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...