Dhjetra qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes dhe kanë nisur një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit 8- vjeçar, Mateo Vasiu nga 38-vjeçari Klodian Çalameni.
Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.
Kujtojmë se familjarët e vogëlushit kanë nisur që dje nënshkrimin e një peticioni përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit./tch
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur