Mbas spektaklit të djeshëm duket se marrëdhënia mes Fifit dhe Ilirit është qetësuar dhe se ata i kanë sqaruar keqkuptimet mes njëri-tjetrit.
Ishte Iliri ai që e bëri hapin e parë duke e puthur këngëtaren në ballë, për të treguar dashamirësinë që ka ndaj saj edhe se sa shumë e vlerëson atë.
Fifi nga ana tjetër shprehet se ka qenë shumë e tensionuar dhe se ka vepruar në gjaknxehtësi e sipër.
“Kam qenë në tension e sipër ndaj të kërkoj ndjesë. Kur jam e acaruar flas më shumë seç duhet,”, tha ajo.
“Njësoj jam dhe unë, jam shumë instiktiv”, i tha Iliri.
Gjithashtu dhe banorët e tjerë janë shprehur se ishin të bindur se ishte thjesht një acarim momental dhe se gjërat mes tyre do të sheshoheshin./tch
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit