Mateo 8-vjeçar nuk shkoi në shkollë sot si gjithë moshatarët e tij, por u përcoll sot për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit.
Dhjetëra qytetarë me lule në duar derdhën lot këtë të mërkurë për të voglin ndërsa e përcollën për në banesën e fundit. Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin edhe deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
Vogëlushi u rrëmbye dhe më pas u vra një ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Banorët e prekur janë shprehur se autori ka qenë problematik, ndërsa kërkojnë dënimin më të rëndë për të deri në varje në mes të Fierit.
Ata janë shprehur se nuk ndihen të sigurt pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, duke dhënë detaje edhe për jetën që bënte autori.
“Si nuk ndihemi të pasigurt, unë kam nip vetë, ai duhet ta varësh në litar, nuk diskutohet ai muhabet, është makabër”, tha një banor.
“Ai është rritur jetim, i ati e la të vogël, e ëma u martua në Maqedoni, ai ishte tek buka, kush e merrte në punë, ne nuk flasim dot më shumë, Sali Berisha e bëri një gjë të mirë që vari ata nga Libofsha, i mori jetën 8-vjeçarit, për çfarë duhet më ai, nëse bën llogari një i burgosur ha kaq lekë në muaj, që unë si konsumoj dot, ata e dënuan por nuk ka ligj”, tha një tjetër.
“Të gjithë janë të korruptuar, ta djegin me benzinë, të vihet ligji, ai e vret birin e botës dhe të vjen tek shpia e të shantazhon”, tha një tjetër banor./tch
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...