Ministria e Punëve të Brendshme sqaroi se sot në ora 14:45 në SPB Shkup, A.M ka denoncuar se në Qendrën Tregtare të Qytetit janë vendosur makina për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas denoncimit, për shkak të tregtisë me kriptovula, disa persona kanë vjedhur energji elektrike me qëllim që ta përmbushin kapacitetin e domosdoshëm të makinave të tyre kompjuterike.
“Policët menjëherë dolën në vendngjarje dhe kishin bisedime me persona të QTQ dhe me përfaqësues të EVN-së nga ku u vëretetuan numrat, që janë pronë private dhe nuk është vërtetuar vjedhje e energjisë elektrike dhe se nuk ka elemente për kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...