Pas shumë takimeve të bojkotuara të Ministrisë së Drejtësisë, nga ana e Këshilli Gjyqësor dhe atij Prokurorial, duket se ndasit në mes të këtyre institucioneve janë tejkaluar.
Kjo pasi sot është zhvilluar një takim ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksadër Lumezi, ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryesuesit Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku
Qëllimi i këtij takimi ishte përmirësimi i raporteve të cilat ishin ftohur pas një deklarate që kishte bërë zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu që po ashtu ishte në takim i cili kishte thënë se prokurorët në Kosovë janë të lidhur me krimin.
“Ky takim ka pasur për qëllim diskutimin e çështjeve të përbashkëta dhe tejkalimin e sfidave me synim të rindërtimit të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë për reforma të vazhdueshme që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Në këtë kontekst, palët theksuan se zbatimi i strategjisë për sundimin e ligjit është barrë që bie mbi të dyja institucionet dhe në këtë drejtim janë dakorduar që të jenë partner produktiv në arritjen e rezultateve të përbashkëta”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Këshilli Gjyshëror dhe ai Prokurorial kishin thënë se do të bojkotojnë çdo nisë të Ministrisë së Drejtësisë derisa, ministrja Haxhiu nuk distancohet nga deklarata e Sallahut./arbresh.info/
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pa datë të përfundimit
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...