Kryetari në ikje i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka uruar suksese kryetarit të ri të Prishtinës Perparim Ramës.
Ahmeti shkruan se, Ramës do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime, dhe po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve.
Sipas tij, në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve.
Postimi i plotë i tij:
Tash është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama
Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve.
Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik.
P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime