Interpol Tirana ka ekstraduar drejt SHBA një shtetase Amerikane të quajtur Lyda Yolanda Harris.
Interpol kreu ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve Amerikanë.
Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Ajo ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d).
Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tch
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...