Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Pas votimit, Osmani ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.
“E dimë të gjithë se detyrimi qytetar nuk ka përfunduar më 17 tetor dhe sot është një ditë e rëndësishme. Është më rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi në mënyrë që të plotësojnë kërkesat e tyre. I uroj të gjithë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme”, tha Osmani.

Sot, 4 javë pas zgjedhjeve të 17 tetorit, mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Sipas listës përfundimtare të votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto 21 komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Numri i qendrave të votimit në këtë raund të dytë të zgjedhjeve është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime./arbresh.info/
Arsenal në finale të Champions League, eliminon Atletico Mad...
Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detajet e fundit
Digjet kati i dytë i një shtëpi në Kodër të Trimave, Policia...
Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e munge...
Ministri i Jashtëm gjerman: Irani duhet të heqë dorë nga pro...
Kush ishte Servet Pëllumbi, ‘profesori’ i së majtës shqiptar...