Një makinë tip “Honda” është gjetur e djegur mbrëmjen e sotme në Thumanë. Dyshohet se automjeti ka lidhje me atentatin e ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.
Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur “Dy rrathët” në Astir, kur viktimat u qëlluan me breshëri plumbash nga një automjeti në lëvizje teksa po ecnin me një mjet tip “Audi A 8”. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al

PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj