Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 72:77 në kuadër të javës së katërt të Ligës Unike.
Në periudhën e parë, vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë 12:7, por therandasit barazuan shifrat dhe kjo pjesë përfundon 16:16.
Mysafirët vazhduan me lojë të mirë, duke kaluar në epërsi 20:27, por “Vreshtarët” rikthehen shpejt, për të barazuar rezultatin në 27:27, por në fund të periudhës së dytë, kampionët e Ligës Unike shkëputen sërish, për të shkuar në pushim me shifrat 35:41.
Ylli vazhdon me lojë të mirë edhe në perodën e tretë, ku arriti epërsinë më të lartë në ndeshje, 20 pikë, 44:64, kurse krejt çfarë bënë vendasit ishin të ngushtojnë shifrat në 55:65, sa ishte rezutati në semafor pas 30 minutash.
Rahoveci nuk u dorëzuan dhe tentuan rikthimin e madh, por arritën vetëm të ngushtojnë shifrat në 72:75, dy minuta nga fundi, megjithatë Yllu triumfoi me rezultat 72:77.
Te Rahoveci u dallua Milik Yarbrough me 20 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Randolph me 23 pikë, pesë kërcime e shtatë asisitme, Barret Benson me 16 pikë e 12 kërcime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë./Arbresh.info
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...