Rritja e pagave për arsimtarët është parë nga qeveria në buxhetin e vitit të ardhshëm si një nevojë e domosdoshme për këtë sektor. Kryeministri Rama shkoi përtej shifrave gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin duke folur edhe për projeksione.
“Së pari, në projektbuxhetin e vitit 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre”.
Jo pak pakënaqësi shprehu lidhur me drejtuesit e shkollave duke paralajmëruar spastrime në radhët e tyre.
“Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtues shkollash që janë nën nivelin e pjesës më të madhe të mësuesve dhe të mësuesve të një kolektivi mësimor, kemi drejtues shkollash që janë “out” dhe këtu është e qartë për mua, është e qartë për ministren, që duhet ndërhyrë në mënyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe të motivohen maksimalisht, ndërsa drejtuesit që i ka kaluar me kohë e me vakt koha të largohen”.
Nisur nga një sërë parregullsish që janë vënë re në tekste, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ka nisur rishqyrtimi i të gjitha lëndëve shkollore. Në buxhetin për arsimin, 20 milionë Lekë do të shkojnë për pasurimin e bibliotekave, ndërsa 110 milionë të tjera janë planifikuar për nxënësit me nevoja të veçanta./Tv Klan/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje