Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Mal të Zi, është e ndaluar organizimi i festimeve të Vitit të Ri në ambient të hapur, si koncerte dhe tubime masive.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, e cila ka thënë se masat do të hyjnë në fuqi që nga 15 nëntori.
“Situata epidemiologjike nuk lejon tubime të tilla. Ju e dini që situata mund të ndryshojë, por nuk besoj se mund të ndryshojë në një kohë kaq të shkurtër që të lejohen tubime në sheshe”, tha Boroviniq-Bojoviq.
Prandaj, do të ndalohet organizimi i festimeve të Vitit të Ri në mjedise të hapura, si koncerte, tubime masive.
“Ndalohet organizimi i dasmave në hapësira të hapura dhe të mbyllura. Puna e klubeve të natës është e ndaluar, puna e objekteve të hotelierisë është e kufizuar deri në mesnatë”, tha Boroviniq-Bojoviq.
Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka pasur 151 mijë raste me virus dhe 2185 persona kanë vdekur. /Telegrafi/
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...