Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës kanë dhënë 4 dhjetorin ultimatum të fundit për Qeverinë e Kosovës.
Më 4 dhjetor SBASHK-u, fillimisht në numër të vogël do të bëjë protestë përball Qeverisë.
Ky vendim është marr sot në mbledhjen urgjente të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të cilët po kërkojnë që të ftohen e të diskutojnë për Ligjin për paga.
Rrahman Jasharaj përfaqësues i SBASHK-ut para mediave tha se ky vendim ka ardhur në mënyrë që mos të shkojnë menjëherë në grevë shkaku i fëmijëve.
E nëse pas kësaj date s’ka reflektim të Qeverisë, atëherë SBASK do të ndërmarr masa më radikale.
“Duke pranuar me kohë mesazhin e prindërve që mos të shkojmë menjëherë me greva, pasi fëmijët po pësojnë dhe tash mund të them se SBASHK-u, më 4 dhjetor do të bëjmë një protestë, por me numër të kufizuar. Ju lus të bisedoni më kryetarët e këshillit të komunave tuaja dhe të jeni pjesëmarrës më 4 dhjetor. 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit është që të mbajmë protestë, por me numër më të madh. Nëse prapë s’do të kemi reflektim, atëherë ne prap do të ndërmarrim hapa ma radikal në janar. Ju lus të na jepni lejen që mos të shkojmë menjëherë me grevë pasi po pësojnë fëmijët”, tha Jasharaj./arbresh.info/
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup