Shqipëria përballë Anglisë me një formacion që do të tentojë befasinë e madhe, edhe pse, kuptohet, do të jetë si ato misionet e pamundura, që realizohen me sukses vetëm nëpër filma.
Në një Wembely të mbushur në kapacitet të plotë, Edy Reja, sikurse e theksoi në konferencën për shtyp, kërkon të thotë fjalën e fundit me një skuadër të ekuilibruar, që nuk nuk do të mendojë vetëm për mbrojtjen.
Sigurisht pas seancës së fundit stërvitore në kryeqytetin e Anglisë, është krijuar një ide më e qartë se cilët do të jenë 11 kuqezinjtë që do të kërkojnë të lënë shenjë stadiumin mitik londinez.
Porta, përballë “Tre Luanëve”, do t’i besohet Etrit Berishës, ndërsa para “gardianit” të Torinos, në rreshtimin 3-5-2, do të jenë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli.
Në krahët e mesfushës do të vendosen Hysaj nga e djathta dhe Trashi në të majtë, kuptohet që në momentet e presionit të kundërshtarëve këta dy lojtarë e kthejnë mbrojtjen me 5.
Bare, Gjasula dhe Bajrami do të jenë pranë njëri-tjetrit në mesfushë, ndërsa sulmi do të formohet nga dyshja Cikalleshi-Uzuni.

Një zgjedhje logjike e Rejas në fazën e avancuar, duke marrë në konsideratë faktin që të dy sulmuesit po kalojnë formë të mirë dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës në javët e fundit në skuadrat respektive. /SS/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...