Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar drejt Francës, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.
Nga kryeministria bëjnë të ditur se Rama pasi mori pjesë në ceremoninë e hapjes, ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19, shkruan abcnews.
Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku do fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike.
Në këtë forumë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar