Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi përmes një video thotë se siguria dhe stabiltieti i vendit si dhe paqja dhe mirëqenia e popullit duhet të jenë gjëja më e rëndësishme.
“Kryetari Bilall Kasami dhe të tjerët nuk kanë nevojë të shqetësohen për mua, jam në vend të sigurt, jam në anën e duhur, jam me shqiptarët dhe me të gjithë qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë paqe, liri dhe demokraci”, shprehet Rexhepi
Ai shton se është me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe jo me qarqet anti-shqiptare.
“Këtë po e them me vetëdije të plotë dhe sapo disa rreziqe nga kërcënimet e disa individëve do të paraqitem para mediave për të sqaruar të gjitha”, tha Rexhepi.
Në fund ai shton se çdo herë do të angazhohet për lirinë e shprehjes, për qëndrimin e lirë në vendimmarrje dhe se këto janë virtyte të shoqërive demokratike.
Ai nuk ishte paraqitur në seancë e Kuvendit ku në rend dite ishte rrëzimi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore. Mungesa e tij bëri që seanca të mosmbahet pasi opozita kishte vetëm 60 deputetë./Telegrafi Maqedoni/
Mungoi në seancën për rrëzimin e Qeverisë, partia e lajmëron në polici si të humbur
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...