Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington është takuar me nënsekretaren e Shtetit të SHBA-së Victoria Nuland.
Siç njofton Presidenca, në takim u riafirmua përkushtimi i vazhdueshëm i dy vendeve për këtë partneritet të fortë, si dhe angazhimi i palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta, njofton Klan Kosova.
Osmani tha se Kosova është ndër vendet më demokratike në botë, një burim i vërtetë shprese në rajon dhe më gjerë, si dhe një histori e vërtetë suksesi e politikës së jashtme të SHBA-së. Ajo tha se Kosova është një shëmbëlltyrë e vlerave amerikane.
Gjatë takimit, Nuland shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Osmanin për rolin instrumental të Kosovës në ofrimin e strehimit të përkohshëm për refugjatët afganë dhe tha se kjo është edhe një shfaqje e përkushtimit të Kosovës ndaj kësaj miqësie dhe partneriteti të gjatë. Nuland theksoi se administrata e re është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe gjithë rajonin, si dhe për mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq, Osmani tha se Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA-ja dhe rikonfirmoi përkushtimin ndaj vlerave që i bashkojnë dy vendet tona fuqishëm dhe po ashtu theksoi përkushtimin e institucioneve për forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e perspektivës ekonomike për popullin e Kosovës.
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...
Itali, mbi 30 të plagosur në protestat kundër mbylljes së qe...
Tayna përfshin Presidenten Osmani në trend viral: Ne e vazhd...