Tifozët ultras të Milanit kanë reaguar kundrejt Hakan Calhanoglut me një baner ofendues që e kanë shpalosur në Milano.
Mesfushori turk i ka ngacmuar tifozët e ish-klubit të tij me festën kundërthënëse në Derby della Madonnina, ku shënoi nga penalltia.
Ai e fitoi dhe konvertoi në gol njëmbëdhjetëmetërshin, ndërsa mori vëmendjen e me festën e tij duke i vënë duart prapa veshëve i drejtuar kah Curva Sud e Rossonerëve.
Calhanoglu ka vazhduar me ngacmimet duke publikuar një video në Instagram me përshkrimin: “Unë jam Hakani, unë jam Interi”.
View this post on Instagram
Nuk ka munguar reagimi i tifozëve të Milanit që ka qenë i shpejtë. Një grup ultrasish e kanë shpalosur një baner në Ponte del Portello dedikuar 27-vjeçarit.
“Guxim nuk është që të ekzekutosh një penallti pas dhjetë minutash, por të qëndrosh me gruan pasi të ka tradhtuar”, shkruante baneri.

Calhanoglu kaloi katër sezone te Milani duke shënuar 32 gola në 172 paraqitje. Në verën e kaluar, ai iu bashkua Interit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Rossonerët.
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...
Polonia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
“Marrëveshje detyruese për njohjen e Kosovës”, Vuçiq del me ...
Nisma e propozon Fatmir Limaj për President të Kosovës
Konjufca priti shefin e Ambasadës së Luksemburgut, riafirmoh...
Dyshimet për dallavere me vota, 12 persona intervistohen në ...