Mbani sytë hapur kur hidhni mbeturina.
Një grek kohët e fundit ka hedhur aksidentalisht thuajse 20 mijë euro, por aventura e tij financiare ka përfunduar e lumtur.
Sipas mediave, aksidenti “i shtrenjtë” ka ndodhur në ishullin grek Limnos në detin Egje.
Sipërmarrësi donte të merrte në bankë gati 20 mijë euro para në dorë. Ai e vendosi pasurinë të vogël në tre thasë plehrash. Mirëpo, në veturë ka hedhur edhe mbeturina të tjera, të cilat ka dashur t’i hedhë gjatë rrugës.
Dhe kështu ndodhi. Ai i hodhi të gjitha thasët e tij të plehrave në një enë të madhe. Vetëm pas pak kohësh e kuptoi se i kishte hedhur “plehra” me vlerë.
Fatmirësisht sipërmarrësi ka arritur të gjejë çantat e tij me vlerë dhe kështu pronarit të ligjshëm i janë kthyer gati 20 mijë euro./aktuale/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...