Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol i uroi fat mikut të tij dhe beson se gjithçka do të shkojë mirë me Xavin në stol.
Xavi Hernandez dhe Carles Puyol kanë një marrëdhënie të mirë që nga koha e tyre si futbollistë.
Së bashku ata ndanë momente të shkëlqyera, fazat më të mira si te Barça, ashtu edhe në kombëtaren spanjolle.
Permes rrjetit social “Instagram”, Puyol ka uruar ish-bashklojtarin e tij për punën e re si trajner i Barcelonës.
“Paç fat, mik. Jam i sigurtë se gjithçka do të jetë mirë. Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar Puyol me një foto në të cilën lojtari i “La Pobla de Segur” shihet duke i kaluar shiritin e kapitenit Xavi-t gjatë kohës sa ishin lojtarë./Arbresh.info
View this post on Instagram
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë