Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Xavi tashmë ka vendosur të largojë sulmuesin e Barcelonës, Luuk de Jong qysh na janar, përpara se të kryej një seancë të vetme stërvitore.
Edhe zyrtarisht është konfirmuar se legjenda e “blaugranëve” do të rikthehet te Barcelona si trajneri.
Barcelona ka paguar skuadrën e Katarit, Al Sadd rreth pesë milione euro për shërbimet e tij, me 41-vjeçarin që është i gatshëm të bëjë ndryshime masive.
“SPORT” ka raportuar se emri i parë që do të largohet është sulmuesi, de Jong, i cili arriti në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Reprezentuesi holandez u bashkua me huazim pasi Antonio Griezmann iu bashkua Atletico Madrid në formë huazimi gjithashtu.
Ai ka shënuar një herë në nëntë ndeshje dhe është lënë në stol në dy të fundit./Arbresh.info

Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë