Mos marrja e ftesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të qenë pjesë e Samitit për Demokraci, kanë reaguar zyrtarë të opozitës.
Mirëpo, e heshtur për këtë nuk po rri as pozita.
Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar duke ia hedhur fajin për mos ftesë Qeverisë Hoti, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga SHBA-të, pasi sipas tij, demokracia në Kosovë ka rënë gjatë qeverisjes Hoti,
“Mbase edhe ndonjë muaj do të shihemi me raportet ndërkombëtare të 2020. Nuk është aspak befasi përse Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci të thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që radhitet më së ulëti në “Nations in Transit” nga Freedom House me 3.14 nga 7 pikë ose 36% nga 100%. Freedom House vlerëson se këtë vit rezultati i demokracisë shënoi rënie për Kosovën për shkak të instalimit jokushtetues të qeverisë Hoti në Qershorin e vitit 2020”, shkruan Zulfaj.
Reagimi i tij i plotë:
LEXO EDHE
Ambasada Amerikane tregon arsyen e mos ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...