Besoj se dorëheqja e fundit e Zoran Zaev nga udhëheqja e Maqedonisë së Veriut nuk i shërbeu qëllimit të stabilitetit që kërkojmë në rajon, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, gjatë pjesëmarrjes së tij në “Thessaloniki Summit” dhe u bëri thirrje pasardhësve të Zaevit që të mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
“Unë sinqerisht shpresoj dhe përmes forumit në Selanik u bëj thirrje pasardhësve të Zoranit që të qëndrojnë fuqishëm dhe vazhdimisht të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit të tyre dhe nevojës për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e tyre”, theksoi Schinas.
Duke folur për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai tha se ishte “absolutisht i bindur se është një proces i pakthyeshëm, ndërsa integrimi i tyre është i përshkruar dhe i ligjshëm” dhe vuri në dukje se në asnjë rast popujt e rajonit nuk duhet të humbasin këtë bindje absolute.
Ai shtoi se “ka miq të tjerë të këtyre vendeve që po përpiqen të ofrojnë skenarë dhe perspektiva alternative gjeostrategjike”, por sipas tij, këto vende të tjera mike “nuk janë të sinqertë sa është Evropa”.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para