Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se sot u bë një vit që u ndanë padrejtësisht nga familjet, nga ne, nga shteti dhe kombi, kontribuesit e jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës, lirinë dhe demokracinë e saj, Hashimi dhe Kadriu.
“Rruga e çlirimit nuk ishte e lehtë, por ishte e vetmja rrugë e popullit tonë, pas gati një shekulli robëri. Ajo rrugë, për jetë a vdekje u ndoq nga bijat e bijtë më të mirë të kombit, duke marrë përkrahjen e plotë të kombit tonë dhe botës demokratike. Jam me fat që i takoj asaj gjenerate që dha kontribut, me liderët si Hashimi, Kadriu dhe të tjerët, duke ia kthyer popullit tonë krenarinë, me përkushtimin e pashoq për shtetformim dhe shtetndërtim”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai shton se “në këtë ditë të dhimbjes tonë njëvjeçare, kemi besim të plotë se ashtu siç i fituan të gjitha betejat në luftën tonë të drejtë, sërish do të kthehen fitimtar, Hashim, Kadri, Jakup, Rexhë…ju presim gjithmonë fitimtar!”/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...