Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 117-të. Në rend dite janë shumë pika mes tjerash do të shqyrtojë dhe do ta vendos për miratim edhe Strategjinë nacionale për punësim 2021-2027 me përfshirjen e Planit të veprimit për punësim.
Në rend dite të kësaj mbledhje, mes tjerash, është edhe Informacioni për përparim në zbatimin e Projektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përfshirë muajin shtator të vitit 2021.
Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot para ministrave do të jetë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, si dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim për lehtësimin e transportit rrugor të mallrave në rajon të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Për vendimet dhe konkluzat e miratuara nga mbledhja e Qeverisë, me fillim në orën 12:00, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj./telegrafi/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...