Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin Roberto Firmino, duke thënë se është ndër më të mirët në botë.
Firmino ka shënuar katër gola në Premierligë, tre prej të cilave ishin në fitore ndaj Watford muajin e kaluar.
Edhe pse braziliani nuk është golashënues i vazhdueshëm si Mohamed Salah, Mane mendon se sulmuesi është lojtar i pabesueshëm.
“Mendoj që është pjesë e futbollit, ku njerëzit flasin për lojtarët që shënojnë gola, por gjithmonë them dhe do e përsëris, që pa Firminon nuk do ishim njëjtë”.
“Në pesë vite që kam luajtur me të, e di sa pasime dhe asistime ka dhuruar dhe duke shikuar punën defensive dhe punën mes vijave është më e lehtë”.
“Mendoj që është i pabesueshëm. E dimë sa i mirë është Bobby dhe sa i rëndësishëm për ne, por ndonjëherë vetëm pas ndonjë het-trikut njerëzit flasin”.
“Me këtë skuadër, ne e dimë që është një nga lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Liverpoolin e pret një ndeshje e vështirë, ndaj Atletico Madridit.
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...