Kryeministri Zoran Zaev, ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen e tij me shkrim, në pushtetin legjislativ.
Kështu informojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, prej ku thonë se në takimin e sotëm koordinues me Xhaferin nuk është diskutuar fare për hapat e ardhshëm që do të pasonin pas deklaratës së mbrëmshme të Zaevit se po jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas marrjes së rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, do të thërrasë seancën për verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që duhet të zëvendësojnë deputetët aktualë që janë zgjedhur kryetarë të komunave.
Vendet e kryetarëve të zgjedhur në Kuvend duhet t’i zënë kandidatët e radhës në listën e partive politike./telegrafi/
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...
Qiproja nuk i lejoi të marrë pjesë me simbole shtetërore, ka...