Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Deliu përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Qeveria ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike.
Postimi i plotë:
Suksesi i një qeverie matet me përmirësimin e kualitetit të jetës. Standardi i krijuar jetësor mbetet gjykuesi i vetëm i punës së një qeverie. Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjtha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’.
Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike. Por, nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.
Si thotë një autor turk: Qeveritë e kqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim./arbresh.info/
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...