Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora çdo herë po na bën krenare me famën dhe të arriturat e saj në karrierë.
Rita së fundi i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër, shkruan arbresh.info
Bukuroshja është parë e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës.
Në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.
Kujtojmë se, pak ditë më parë, Rita hyri në mesin e këngëtare femra më të dëgjuara të shekullit 21, listë në të cilën bëri pjesë e edhe ylli tjetër kosovar i muzikës, Dua Lipa. /arbresh.info/.
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...