Reperi kosovar, Feronit Shabani- FERO bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, që dyshohet që kanë sulmuar sot në studion e tij producentin Jetmir Agaj, janë vet dorëzuar në polici.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë në lidhje me ngjarjen, shkruan arbresh.info
Policia kanë bërë të ditur se viktima e këtij rasti ka kërkuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit, ia ka drejtuar edhe armën viktimës.
“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i kishte drejtuar revolen viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...