Sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit…
Sezoni i gripit që po vjen në Evropë mund të jetë i ashpër për të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët, paralajmëroi të martën agjencia e BE-së për shëndet publik, duke shtuar se gripi mund t’ua rëndojë barrën sistemeve shëndetësore tashmë të ngarkuara nga pandemia e koronavirusit.
Nënlloji kryesor i raportuar i virusit të gripit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane i prek në mënyrë të pabarabartë të moshuarit dhe lidhet me efikasitet më të ulët të vaksinës, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.
“Vërejtja e hershme e nënllojit A (H3N2) është tregues se sezoni i gripit që po vjen mund të jetë i ashpër, ndonëse nuk mund të dimë me siguri se si do të duket sezoni i gripit”, tha Pasi Penttinen, drejtor i programit për gripin në Qendrën Evropiane.Gripi
Penttinen u bëri thirrje punonjësve shëndetësorë që të vaksinohen kundër Covid-19 dhe gripit para dimrit, dhe shtoi se masat e distancës fizike dhe higjienës janë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht ata që punojnë në shtëpi të moshuarish dhe mjedise të kujdesit shëndetësor.
Rreth 20% e popullsisë sëmuret nga gripi çdo vit. Të moshuarit, gratë shtatzëna dhe ata me gjendje mjekësore kronike janë më të rrezikuar nga komplikimet e rënda nga gripi, tha ECDC./lajmi.net/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...