Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë mëngjesin e të premtes.
Qendra Europiane Sizmologjike raporton se në harkun e 6 minutave në Shqipëri kanë ndodhur 2 tërmete. I pari i përket orës 08:04 minuta.
Dridhjet e tokë në këtë rast ishin të një magnitudë prej 3.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë 12 kilometra në veriperëndim të Centar Zupës në Maqedoninë e Veriut dhe 59 kilometra larg Elbasanit. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 2 kilometrash.
Disa minuta më vonë, në orën 08:10 në të njëjtën epiqendër dhe me një thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar një tërmet tjetër, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Dridhjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe janë ndjerë në kryeqytet. Po ashtu raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Elbasan, në Dibër dhe në Bulqizë./tvklan.al/

Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë