Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se KQZ nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare në komuna, pasi sipas tij ende nuk është ezauruar afati ligjor për ankesë në Gjykatën Supreme, që sipas vendimit të PZAP-së është 24 orë.
Postimi i plotë i tij:
KQZ-ja nuk duhet dhe nuk ka të drejtë t’i shpallë rezultatet përfundimtare në komuna ku ende nuk është ezauruar afati ligjor për ankesë në Gjykatën Supreme – që sipas vendimit të PZAP-së është 24 orë. Kjo, pa paragjykuar se a do të ketë ankesë apo cili mund të jetë epilogu i saj.
Kësisoj, vendimi për shpalljen e rezultateve për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, pa u përmbyllur afati 24-orësh për ankimim, përveç se precedent i gabuar, e cenon parimin e sigurisë juridike të kandidatëve./arbresh.info/
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...