Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe sot ekipet e vaksinimit do të jenë në të gjitha qztetet e Kosovës, në këtë mënzrë do të ju ofrojnë qztetarëve vaksinimin kundër Covid-19.
Ekipet mobile do të jenë në shërbim nga ora 10:00 deri në ora 17:30, shkruan arbresh.info.
Ekipet do të jenë në këto qytetet: Prishtinë: Sheshi Zahir Pajaziti, Prizren: Sheshi Shatërvan, Mitrovicë: Sheshi Mehë Uka, Pejë: Sheshi Akademikët, Ferizaj: Sheshi Adem Jashari, Gjakovë: Sheshi Nëna Tereyë, Gjilan: Sheshi Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
Gjithashtu Ministria ka treguar se ndërkohë qytetarët kanë mundësi të vaksinohen me dozat e vaksinës në të gjitha qendrat më të afërta të mjekësive familjare.
“Edhe një mundësi më shumë: Ekipet mobile të vaksinimit do të jenë sot në shtatë sheshe të qyteteve të Kosovës për të ju ofruar qytetarëve vaksinimin kundër COVID-19.
Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.
Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...