Kryeministri Albin Kurti është deklaruar në lidhje me kërcënimet e djeshme ku tha se nuk ndjehet i rrezikuar dhe se ua lë organeve të drejtësisë të merren me këtë çështje.
“ Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo janë organet e sigurisë ato të cilat i vlerësojnë kërcënimet i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar axhenden time”, tha Kurti, raporton arbresh.info.
Kurti tutje në mënyrë të tërthortë bëri të ditur se kërcënimi ka ardhur nga rrjetet sociale.
“Unë ju përgjigja që nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo organet e sigurisë janë mekanizma të shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënimet nëpër rrjete sociale të cilat unë nuk kam mundësi që ti ndjek fizikisht për mua është e pamundshme të merrmë me kërcënimet ndaj fizikut time”, tha Kurti.
Kujtojmë që kërcënimi i kryeministrit iu bë në rrjetin social Facebook. M.M. ka shkruar në grupin “Shes Blej Gjithçka” se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.
“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin ika ketë mashtrues dhe zhvatës i shteyit ket matrapaz dhe ordiner ket tposhtër dhe tpaftyr ket hajn dhe kriminel”, thuhet në postimin e tij./arbresh.info/
PAMJE/ Forca të shumta të sigurisë para shtëpisë së kryeministrit Kurti pas kërcënimit
Ramadan Morina nuk e pranon fajësinë për masakrën në Burim t...
Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale, IKD: Kompetenca...
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...