Pas rritjes se infektimeve ditore në Gjermani ekspertët dhe politikanët kanë kërkuar edhe shtimin e numrit të personave që vaksinohen për herë të tretë, për të moshuarit dhe grupet e rrezikut.
Doza e tretë nevojitet, thotë Dirk Heinrich, Kryetar Federal i Shoqatës së Mjekëve Virchowë . Ndërsa Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, u ankua gjithashtu për një “proces të ngadaltë” të vaksinimit. “Tani po na duket se ishte e gabuar heqja e qendrave të vaksinimit dhe ekipeve mobile për vaksinim”, tha ai.
Ekspertët shprehen se ka shumë punë për të bërë në mesin e qytetarëve të moshuar dhe bën thirrje për një zgjerim të konsiderueshëm të vaksinimeve të treta përforcuese. Numrat aktualë të Coronës janë “të tmerrshëm”, sipas tyre.
Vaksinimi i tretë duhet të reklamohet në të njëjtën mënyrë si i pari dhe i dyti.
Ministri federale e Shëndetësisë raporton se vetëm 1.6 milionë njerëz në Gjermani kanë marrë një vaksinë të tretë deri tani.
Në vend plotësisht janë vaksinuar 55.1 milionë njerëz, ose 66.2 përqind e popullsisë së përgjithshme. Sipas institute Robert Koch, raportohet për 110 të infektuar për 100.000 banorë. Vetëm një javë më parë incidenca ishte 74.4./tvklan/
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...